Atentati ndaj Pashko Ujkës/Dyshohet se ngjarja ka lidhje me borxhet, zbardhet dëshmia e bashkëshortes: Ra në tokë papritur

0

Bashkëshortja e Pashko Ujkës i cili humbi jetën si pasojë e plagosjes gjatë atentatit të sotëm, ka dhënë dëshminë e saj, në lidhje me vrasjen e të shoqit.

E tronditur nga ngjarja ajo ka treguar se ishin duke ecur në rrugë dhe papritur 64-vjeçari ra në tokë, ndërsa ka shtuar se familja e tyre nuk ka patur probleme me askënd në qytet.

Ishim duke ecur dhe papritur ra përtokë. Nuk pamë asgjë.  Nuk kemi pasur probleme me askënd”, mësohet të ketë thënë gruaja e Pashko Ujkës.

Ndërkohë, policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me borxhet e viktimës, Pashko Ujka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu