Atentati në Astir, targat e “Audit” luksoz ishin ndërruar katër herë brenda dy muajsh

0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë më 13 Nëntor. Gazetari Spartak Koka bën me dije se Audi A7 me vlerë 52 mijë Euro në pronësi të viktimës Erigers Mihasi kishte ndryshuar 4 herë targa brenda dy muajsh. Automjeti luksoz kishte ardhur nga Gjermania dhe në harkun kohor të 2-muajve i janë vendosur katër targa të ndryshme. Në muajin Korrik, targat e mjetit ishin AB 024 DO; në muajin Gusht ishin AB 555 DG, sërish në muajin Gusht u ndryshuan në AB 924 EH dhe së fundmi në muajin Shtator AB 008 EM.

Sakaq Prokuroria vijon hetimet dhe pista kruyesore është e shkuara kriminale e dy viktimave. Mihasi ishte shok i ngushtë me Ervis Martinajn, ndaj dhe për këtë shkak dyshohet se ishte “shënjestët” në atentatin e pak ditëve më parë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu