Atentati në berberhane, ndalohet me urdhër të Prokurorisë polici që ndodhej brenda

0
Screenshot

Një punonjës policie, me inicialet B.K., është ndaluar me urdhër të Prokurorisë në lidhje me atentatin e ndodhur në Rrilë të Lezhës.

Sipas burimeve zyrtare, efektivi i policisë akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetimet paraprake kanë zbuluar se ai ka qenë i pranishëm brenda një berberhane, në momentin kur në ambient ndodhej edhe persona i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.

Gjatë sulmit me armë zjarri, punonjësi i policisë ka reaguar duke qëlluar në drejtim të autorëve të dyshuar, në atë që autoritetet po e konsiderojnë si kundërpërgjigje ndaj sulmit.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit po vijon kontrolle të shumta në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi ecurinë e hetimeve.