Atentati në Dobraç të Shkodrës, shkon në 4 numri i viktimave

0

Rëndohet bilanci nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor, teksa ka shkuar në 4 numri i viktimave.

Në spital ha humbur jetën Bashkim Basha, i cili u përplas nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët mbetën viktima të atentatit.

Basha po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Fluturën me motomjet, teksa u përplasën nga automjeti i Lici.

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.

Nga verifikimet rezulton se makina e viktimave të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje të qitura nga të dyja armët kallashnikovë.

Ndërsa makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor për ti ndihmuar ata në identifikim autorësh, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri. Megjithatë, mjeti është dërguar për ekspertim për të parë nëse do të përfitohet ndonjë provë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu