Atentati në Milot, ndërron jetë në spital Klisman Preçi
2 muaj më parë Preçi bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një Audi e zezë.
Ngjarja ndodhi më 14 maj rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.
Autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.
Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë? Qytetari: Jo jo, ske gjë!