Atentati në Milot, Policia shoqëron 12 persona

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë trë shënuar në Milot ky dy persona ranë pre e një atentati të mirëorganizuar e ku për pasojë humbi jetën 28-vjeçari Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur rëndë Ylli Brahimi që ishte dhe shënjestra e sulmit me armë.

grupi hetimor ka vijuar punën gjatë gjithë natës së kaluar, ku ka shoqëruar deri më tani 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Për hetimin e ngjarjes, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ku po aplikohen e përdoren teknikat dhe metodat speciale te hetimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu