Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur pak minuta më parë në mbikalimin e Panajsë, Vlorë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person, dhe janë plagosur dy të tjerë.
Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine, ku dyshohet se udhëtonin viktima dhe dy të plagosurit.
Sakaq gjendet një makinë e djegur në fshatin Frakull të Fierit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.