Atentati në Tiranë/ “Ishim në festë dhe po shkonim drejt shtëpisë”, zbardhet dëshmia e truprojës: Ndërrova rrugë për të shmangur trafikun!

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të një nate më parë, ku pas një atentati mbetën të plagosur katër persona.

Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë, ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.

Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.

Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.

Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.

Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.