Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me dy viktima në Vlorë.
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan.
Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpat Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte.
Ndërsa sot ka ndryshuar mjet, duke marrë makinën që u bë shosh nga plumbat sot, e cila nuk ishte e blinduar.
Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.
Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur nga Vlora.