Atletët e Lojërave Olimpike”Tokio 2020″ kapen duke konsumuar alkool, priten masa ndëshkuese

0

Disa atletë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të ndëshkohen pasi u kapën duke pirë alkool brenda Fshatit Olimpik.
Toshiro Muto, Drejtori i Përgjithshëm i lojërave që po mbahen në Tokio ka konfirmuar se një numër i konsiderueshëm i atletëve janë zënë duke konsumuar alkool brenda Fshatit Olimpik.

Ndërsa konsumimi i alkoolit nuk është i ndaluar brenda fshatit, atletët lejohen ta bëjnë këtë vetëm në dhomat e tyre private dhe jo në zona të përbashkëta ose publike.
Sipas insidethegames.biz, atletët e përfshirë tani mund të përballen me masa disiplinore.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në parkun brenda fshatit dhe po pinin alkool dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, ka thënë ai.

“Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”, u shpreh Muto. Atletët e kapur duke konsumuar alkool pritet që të pezullohen dhe të përballen me masa disiplinore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu