Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD-së për qarkun e Vlorës

0

Partia Demokratike ka emëruar Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Vlorës. Bylykbashi do të zëvendësojë Bujar Leskajn, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi politik i qarkut në nëntor të vitit 2025.

Vendimi është bërë i ditur nga PD, përmes një njoftimi zyrtar. Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike

“Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave të ardhshme elektorale. Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark.

Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit. Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PD-së