Austria i dhuron Republikës Çeke 30, 000 doza të vaksinës anti-Covid

0

Austria do t’i dhurojë Republikës Çeke 30,000 doza të vaksinës anti-Covid, sipas një deklaratë të kancelarit Sebastian Kurz .

“Ne do të mbështesim Republikën Çeke në mënyrë bilaterale duke i dhuruar 30,000 doza dhe besojmë se është diçka shumë pozitive pasi edhe vendet e tjera europiane do të bëjnë të njëjtën gjë, tha Kurz.

Kurz, e quajti solidaritet dhurimin e dozave, pasi Bashkimi Europian nuk bëri aq sa duhet për të ndihmuar fqinjin e saj .

Pas disa ditë negociatash, ambasadorët e BE ranë dakord të enjten për të ndryshuar sistemin e shpërndarjes së vaksinave të bllokut për 10 milion doza të BioNTech-Pfizer që do të dorëzohen në tremujorin e dytë, kështu që vendet në nevojë mund të marrin më shumë doza.

Nga ato 10 milion doza, 2.85 milion të ashtuquajturat “vaksina solidare” do të ndahen midis pesë vendeve – Bullgari, Kroaci, Estoni, Letoni dhe Sllovaki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu