Austria kërkon vaksinën ruse, nis bisedimet për 1 milionë doza deri në qershor

0

Austria kërkon që të lidhë marrëveshjen me Rusinë, për vaksinën për të parandaluar Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se qeveria austriake ka nisur bisedimet me Rusinë për të blerë 1 milionë doza të vaksinës Sputnik V.

Lajmi u bë me dije nga Sebastian Kurz, i cili fillimisht bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin më 26 shkurt për të diskutuar rreth dorëzimit të vaksinës ruse dhe më vonë  kontaktoi Fondin Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për shpërndarjen ndërkombëtare të Sputnik V.

“Nuk duhet të ketë shkelje gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat. E vetmja gjë që ka rëndësi është nëse vaksina është efektive dhe e sigurt, jo nga vjen”, tha ai.

Vendet po negociojnë  për furnizimin me 300,000 doza në Prill, 500,000 në Maj dhe 200,000 në Qershor, sipas deklaratës.