Austriaku që lë “shumën e majme” të parave fshatit francez, pasi banorët e tij ia kishin shpëtuar familjen nga nazistët

0

Një burrë nga Austria i ka lënë “një dhuratë” një fshati francez, si shenjë mirënjohje për faktin se dekada më parë banorët e këtij fshati kishin strehuar dhe mbrojtur familjen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Le Chambon-sur-Lignon në juglindje të Francës, kishte mbrojtur mijëra hebrenj dhe ka një reputacion për mbrojtjen e njerëzve nga e mbarë bota të cilët ishin persekutuar.

Eric Schwam që ndërroi jetën muajin e kaluar në moshën 90-vjeçare, kishte shkuar në këtë fshat me familjen e tij gjatë vitit 1943. E kryetari i fshatit ka bërë të ditur se “një shumë e majme e parave” i është lënë fshatit.

Kryetari i ri i fshatit  ka thënë për median  lokale se zotëri Schwam ka kontaktuar me zyrtarët lokalë, vite më parë dhe se shuma e dhuruar kap vlerën e rreth dy milionë eurove.

Denise Vallat, asistente për kulturë dhe komunikim me media në Le Chambon-sur-Lignon ka thënë : “Ishte një xhentëlmen diskret dhe nuk dëshironte publicitet për gjestin e tij”, citohet të ketë thënë zyrtarja lokale për France 3. “Shumë pak dihet për donacionin, por ne kemi bërë disa hulumtime” dhe sipas këtij hulumtimi të bërë, familja e zotëri Schwam ishte me origjinë nga Vjena, ku babai i tij punoi dhe veproi si mjek.Ai kishte arritur në fshatin francez në vitin 1943 së bashku me prindërit dhe gjyshen.

Nuk dihet se si kjo familje refugjate arriti atje, por ata më parë ishin mbajtur në kampin Riversaltes, objekt ushtarak në jug të Francës që ishte përdorur për internimin e civilëve – para se të mbyllej në vitin 1942.Të dhënat tregojnë se prindërit e Schwamit ishin rikthyer në Austri pas luftës, por ai ishte vendosur në Lyon në vitin 1950 për të vazhduar studimet për farmacist.Atje e takoi dhe u martua me gruan që e konsideroi njeriun më të afërt. E sipas mediave lokale, dyshja nuk kishin fëmijë dhe ai ndërroi jetë më 25 dhjetor.

Nga ana tjetër, kryetari i fshatit Jean-Michel Eyraud, ka thënë për AFP se donacioni i Schwamit do të përdoret për edukim dhe aktivitete rinore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu