Një aksident automobilistik është regjistruar para disa minutash në Tiranë.
Burime për ‘Faxnws’ bëjnë me dije se autobusi i linjës ‘Unaza’, ka përplasur një motor, dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar12-vjeçari, pasagjer në motor.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Ferit Xhajko’.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme.