Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites së sotme në Vlorë.
Një automjet që shërbente për transport urban mësohet se është përfshirë papritur nga flakët ndërsa ishte duke lëvizur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Fatmirësisht nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forca zjarrëfikëse si edhe policia për të kryer hetimin e ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.