Ekskluzive/ Turqia vendos të kthejë në atdhe me avion të posaçëm dhe nderime të mëdha Gjeneral Ndriçim Sallaku

0

 

Nesër qeveria turke do të kthejë në atdhe Gjeneralin e Forcave të Armatosura Shqiptare Ndriçim Sallaku, i cili humbi jetën nga Covidi në spitalin ushtarak GATA në Ankara.

Paradite, një avion ushtarak turk i tipit “Herkules”, do të mbërrijë në Rinas dhe do të ketë në bord trupin e gjeneralit shqiptar.

Burime ekskluzive për Infowebtv nga Ankaraja bëjnë të ditur se vendimin për nderime të larta për Gjeneral Sallakun e ka marrë vetë Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pas një konsulte me Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Të hënën do të bëhen dhe homazhet zyrtare për Gjeneral Sallakun në Tiranë. Ai humbi jetën pas një beteje trejavore me Covid-in.

Më herët ai kishte shërbyer në detyra shumë të rëndësishme ndër të cilat edhe atashe i Shqipërisë në Ankara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu