Autobusi me turistë nga Shqipëria aksidentohet në Maqedoni

0

Një autobus nga Shqipëria është aksidentuar ditën e sotme në Maqedoni, ndërsa mediat raportojnë se mes të lënduarve është edhe një 14-vjeçar.

“INA” shkruan se ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në Maqedoninë e Veriut është aksidentuar një autobus me targa të Shqipërisë.

Si pasojë, shoferi është lënduar rëndë, ndërkaq 3 udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të gjithë janë nga Shqipëria.

“Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia.

Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir” thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu