Autobusi përplaset në një shkëmb në Francë, dy të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

0

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur një autobs u përmbys pranë një vendpushimi skish në malet e Pirenejve në Francën jugore, thanë autoritetet lokale.

Në autobus ndodheshin 46 pasagjerë dhe shoferi.

Autoritetet thanë se nga hetimet paraprake rezultoi se autobusi u përplas në një shkëmb, por ende nuk dihet shkaku i saktë i aksidentit.

Më shumë se 120 individë u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë nga Katalonia fqinje në Spanjë dhe Andorra.

U vunë në dispozicion edhe helikopterë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu