EMRI/ Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, dërgohet te Trauma. Dyshimet e para

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në afërsi të fshatit Grykë Zezë në Lezhë.

I plagosuri ka mbetur Edmond Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Sipas burimeve, i riu dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbën e majtë dhe më pas është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një bar.

Ndërkohë, policia po heton edhe pista të tjera të mundshme.