Aksident në Greqi. Protothema raporton se në Glyfada, një autobus është “ngulitur” në një shtyllë. Sipas informacioneve të para, goma ka “plasur” duke bërë që autobusi i mbushur me pasagjerë të përplaset me shtyllën.
Të plagosur kanë mbetur pesë persona. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për pasagjerët e lënduar. Fatmirësisht në momentin e aksidentit nuk kalonte asnjë tren tramvaj.