Autobusit të pelegrinëve i prishen frenat, nga përplasja e fuqishme 19 të vdekur

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë, ku 19 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur.

Mediat vendase raportojnë se një autobusi që transportonte pelegrinët nga shteti Michoacan për në shenjtëroren e Chalma, 50 kilometra nga Mexico City, i janë këputur frenat dhe shoferi nuk ka munduar të shmangë përplasjen me një ndërtesë. Mediat vendase raportojnë se disa viktima janë bllokuar në llamarina, ndërsa të plagosurit po transportoheshin në spitalet e afërta me autoambulanca dhe dy helikopterë.

Shumë meksikanë shkojnë në pelegrinazhin fetar në kohën që afrohet 12 dhjetori, dita e Virgjëreshës së Guadalupe. Chalma ishte një vend i shenjtë në periudhën parahispanike, përpara pushtimit të vitit 1521.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu