Mbërrin dimri/ Temperatura të ulëta dhe rreshje bore gjatë javës që vjen

0

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar për mot me temperatura të ulëta, ku në zona të ndryshme të vendit do të ketë ngrica dhe rreshje bore.

Java që vjen do të jetë fillimi i dimrit, pasi dhe në zonat e ulëta priten rreshje bore.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e hënë në lartësinë mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësinë 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 në pjesën tjetër të vendit.

Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug të vendit.

Dita e mërkurë do të jetë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë kryesisht në orët e mëngjesit.

Ditën e enjte dhe të premte gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit.

Në lartësinë mbi 900 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Në fushën termike deri ditën e mërkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale me e ndjeshme ditën e parë të muajit Dhjetor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu