Autobuzi fillon të lëvizë vetë dhe përfundon në trotuar (VIDEO)

0

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë tek pallatet 9 katëshe, ku një autobuz ka përfunduar mbi trotuar. Njerëzit rrotull shihen të panikuar nga ngjarja, ndërsa sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin.

Sipas informacioneve të marra nuk raportohet të ketë të plagosur, veçmas panikut të shkaktuar nga qytetarët. Siç duket ka qenë vetëm një defekt teknik që ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

Paraprakisht burime jo zyrtare bëjnë me dije se autobusi ka qenë i ndaluar dhe shoferi kishte zbritur. Një fëmijë dyshohet se ka lëvizur marrshin. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Ndërkohë është bërë testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit por rezultoi se nuk kishte konsumuar së fundmi.

Sistemi i frenimit funksionon përmes ajrit, dhe mjeti ka nisur të lëviz pa drejtuesin brenda. Ky i fundit i ka thënë policisë në dëshminë paraprake “Zbrita për të marrë një shishe uji. Pashë mjetin që po lëvizte u nisa drejt tij, por sbëja dot gjë. Fatmirësisht një shtyllë u u fut brenda fizarmonikës që pengoi lëvizjen e autobusit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu