BRAZIL – Futbolli brazilian është në zi, pasi u mësua për momentin vdekja e shtatë tifozëve të Corinthians, në një aksident tragjik me autobus. 27 persona të tjerë janë të dëmtuar, në shkallë të ndryshme. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, mesazhe ngushëllimi kanë dërguar presidenti Lula da Silva dhe klubi brazilian.
Si ndodhi aksidenti tragjik me tifozët e Corinthians? Një autobus, i cili transportonte një pjesë të tifozëve të klubit Corinthians në Brazil, është aksidentuar në një autostradë në juglindje të vendit.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fernão Dias në zonën e Brumadinhos, Minas Gerais dhe për momentin po hetohen shkaqet e aksidentit, për të zbuluar nëse ka pasur parregullsi për përdorimin e tij si transport kolektiv.
“Në vend kishte shtatë të vdekur dhe 27 persona të tjerë të dëmtuar.” Këto fjalë tha për shtypin toger Fernando Frois, nga Zjarrfikësja e zonës në Minas Gerais.
Presidenti i vendit, Lula da Silva, i tronditur përmes twitter-it siguroi se të lënduarve u jepet ndihma e nevojshme. “Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e shtatë tifozëve të Corinthian që vdiqën në një fatkeqësi herët këtë të dielë në Brumadinho, Minas Gerais.
Pres shërimin e të plagosurve dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit me autobusin. Ne kemi nevojë për paqe dhe kemi nevojë për mjete transporti në gjendje të mirë në rrugë, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të rikuperuar jetët e humbura,”- tha Lula da Silva, President i Basil
Edhe Sport Club Corinthians Paulista ka shprehur dhimbjen e tij për viktimat e aksidentit që ndodhi në orët e para të kësaj të diele (20), në autostradën Fernão Dias, me autobusin që transportonte tifozët që ndodheshin në Belo Horizonte për të mbështetur ekipin gjatë ndeshjes kundër Cruzeiro, një natë më parë.