Automjeti aksidenton shitësin te “Kthesa e Çermës”, përmbyset dhe bie në kanal

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në vendin e njohur si “Kthesa e Çermës” në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një shitës në rrugë, duke shkaktuar plagosjen e tij.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, automjeti ka përmbysur dhe ka rënë në një kanal.

Forcat e policisë janë prezente në vendngjarje për të kryer hetimet dhe përcaktuar shkaqet që çuan në ndodhjen e këtij aksidenti.

Gjendja e plagosurit dhe dëmet materiale të tjera ende nuk janë të njohura, dhe lajmi do të azhurnohet me informacione shtesë sapo të jenë në dispozicion.