Automjeti del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën drejtuesi 64-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën e fshatit Muçaj në Vorë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, një 64-vjeçar se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu