Automjeti del nga rruga, shoferi humb kontrollin, 4 shtetas të lënduar në Fier

0

Nga njftimi i policisë bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Raportohet se shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu