Automjeti humb kontrollin, aksidentohen 4 këmbësorë në Burrel

0

Një shofer ka humbur kontrollin e automjetit ditën e sotme në Burrel, duke dalë nga rruga, e për pasojë ka aksidentuar 4 këmbësorë.

Policia ka raportuar se janë vënë në ndjekje shtetasit me iniciale Y.XH, i cili është larguar nga vendngjarja.

Mat/informacion paraprak

Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu