Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 36 vjeçari në Sarandë

0

Një 36 vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për disa vjedhje.

Sipas policisë, ky person ishte shpallur në kërkim për vjedhje me anë të mashtrimit në një karburant.

Ai gjithashtu dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dy subjekte tregtare në Ksamil.

Gjithashtu, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”, pasi më 22 Shkurt nuk ka kryer pagesën në një karburant në Finiq, ku ka mbushur me naftë automjetin e marrë me qira, të cilit i kishte mbuluar targën.