Autor i dyshuar i vrasjes së Jakut/ Keqi u zbulua RASTËSISHT, po drejtonte makinën i dehur

0

Burimet i treguan Gazetasi.al, se shoferi i dehur ka të njëjtën gjurmë gishti të pakundërshtueshme me një provë materiale të natyrës gjurmë papilare, që vrasësit e  Saimir Jakut e lanë te një bidon benzine gjatë arratisë së tyre për të mos u zbuluar nga policia kriminale.

Një shërbim rutinor policor përgjatë aksit nacional të Kurbinit, zbuloi tre ditë më parë një shofer të dehur. Ai quhej Dorian Keqi, një 40-vjeçar nga Kruja, i cili deklaroi se punon në të zezë si punëtor krahu në ndërtim. Ai ishte i pa skeduar dhe Policia e Lezhës hapi procedimin penal për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Megjithatë, gjatë marrjes së gjurmëve të tij, përgjigjet e modelit të krahasimit të të dhënave papilare të shoferit të dehur, ishin një surprizë e befasishme për policinë e këtij qyteti.

Gjurma e shoferit të dehur nga përgjigjet e brenda pak orëve, dhanë rezultat të papritur për një krim të pa zbardhur të 6 viteve më parë dhe të skeduluar si një atentat mafioz për larje hesapesh.

Burimet i treguan Gazetasi.al, se shoferi i dehur ka të njëjtën gjurmë gishti të pakundërshtueshme me një provë materiale të natyrës gjurmë papilare, që vrasësit e  Saimir Jakut e lanë te një bidon benzine gjatë arratisë së tyre për të mos u zbuluar nga policia kriminale.

Kjo gjurmë, ndër vite u krahasua, por autori i saj rezultoi i pa skeduar ndonjëherë deri para disa ditësh.

Policia është e bindur se Dorian Keqi, ishte midis autorëve që eliminuan Saimir Jakun  në qytetin e Rrëshenit,  ku ai humbi jetën, ndërsa mbeti i plagosur shtetasi Gjergj Prenga.

Megjithëse për një kohë të gjatë kësaj dosjeje hetuesit iu kthyen disa herë, hetimet mbetën në vendnumëro.

Viktima Jaku ishte jo vetëm zyrtar për zonën e veriut për OSHEE-në, por njëherazi edhe anëtar i këshillit bashkiak si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Autorët ishin dy persona të maskuar që shtinë me breshëri në atë kohë, ndërkohë që nga gjurma e arkivuar, policia ka bindjen se vrasësit vepruan nën urdhrat me pagesë të një grupi kriminal për të cilin thuhet se është identifikuar dhe ndodhet nën hetim.

Por përveç gjurmës papilare, realisht grupi i hetimit gjendet përballë heshtjes së shoferit të kapur në gjendje të dehur, i cili këmbëngul se nuk është ai midis autorëve dhe se nuk ka lidhje me këtë ekzekutim, i cili në atë kohë u tha se ndodhi për shkak të përplasjeve që viktima kishte për një dënim të kryer në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu