Autorët e grabitjes së banesës në fshatin Prush janë shfaqur me uniforma policie

0

Disa orë pas një grabitje në fshatin Prush të Tiranës,dalin detaje të reja. Tre autorët e grabitjes të banesës së moshuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ishin të veshur me uniforma policie në momentin kur kanë hyrë në banesën e shtetasit G.H.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi grabitjen e mëtejshme, por jo arrestimin e tyre. Sapo kanë parë policinë, 3 grabitësit janë larguar nga banesa dhe janë ‘përleshur’ edhe me një efektiv.

Polici është përpjekur për t’i ndalur kur ata po largoheshin me një automjet tip Audi.Efektivi i policisë ka hapur derën e drejtuesit të mjetit, por ata e kanë shtyrë efektivin i cili është rrëzuar dhe më pas grabitësit janë larguar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu