Autoritetet greke në alarm, varianti Omicron përbën 70% të rasteve ditore në Atikë

0

Autoritetet greke janë duke ndjekur me një interes të lartë përhapjen e shpejtë të llojit të ri të koronavirusit në vend, variantit Omicron. Aktualisht në shtetin fqinj janë duke u vendosur një sërë masash për të frenuar përhapjen e më tejshme të virusit.

Të dhënat e disponueshme deri tani tregojnë se përhapja e variantit Omicron mund të arrijë në 70% të rasteve ditore ditët e fundit në Atikë, ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit vërehen tendenca në rritje.

Ndërkohë, sipas raportimeve, të rinjtë janë ata që po e “drejtojnë” këtë valë të radhës siç ndodhi verën e kaluar kur mbizotëronte varianti delta. Transmetimi i virusit te moshat më të reja 18-59 vjeç -kryesisht 18 deri në 30- për shkak të lëvizshmërisë së shtuar është pasqyruar tashmë në të dhënat epidemiologjike.

Referuar deklaratës së djeshme të ministrit grek të Shëndetësisë, në vend tre në katër raste (75%) përfshijnë persona të moshës 18-59 vjeç, ndërsa një në pesë (30%) janë nën 18 vjeç. Në të kundërt, vetëm 6% e përhapjes ka të bëjë me të rriturit e moshës 60 vjeç e lart.

Marrë nga greekcitytimes.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu