Atentati në Peqin/ Gjendet makina e autorëve të krimit

0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Burimet bëjnë me dije se një ditë pas krimit, policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët.

Mësohet se mjeti i autorëve është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës. Një ditë më parë, pas vrasjes së të riut, autorëve nuk iu është ndezur makina e tyre, ndaj dhe e kanë djegur në vendngjarje, duke u larguar me mjetin e viktimës.

Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po punohet nga ekspertët për grumbullimin e provave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu