Avionët luftarakë rusë dhe kinezë kryejnë patrullim të përbashkët

0

Avionët luftarakë rusë dhe kinezë kryen sot një patrullim të përbashkët mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore, njoftuan mediat shtetërore ruse, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Kinës.

Ministria ruse njoftoi se fluturimet e avionit janë kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nuk kanë cenuar hapësirën ajrore të vendeve të tjera, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha në një deklaratë se patrullimet ishin pjesë e “planit vjetor të bashkëpunimit ushtarak” të dy vendeve dhe u zhvilluan në Detin e Japonisë, Detin e Kinës Lindore dhe Paqësorin Perëndimor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu