Avioni bën ulje emergjente në një kopsht, shpëtojnë mrekullisht 4 anëtarët

0

Katër persona i mbijetuan një aksidenti, pasi avioni në të cilën ndodheshin u detyrua të bënte ulje emergjente në një kopsht.

Tre nga personat që ndodheshin në bord u dërguan në spital pasi avioni u përplas me murin e një blloku banesash në Villejuif, rreth 7 km jashtë Parisit, të hënën. Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente pas një problemi në motor, tha ministri i Transportit Clement Bohn në një postim në Twitter.

Ai falënderoi shërbimet emergjente që shkuan menjëherë në vendngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu