Një avion i United Airlines, i nisur nga Shtetet e Bashkuara drejt Dubait, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës të premten, pas një emergjence shëndetësore të rëndë që ndodhi gjatë fluturimit.
Sipas raportimeve nga protothema.gr, avioni u devijua teksa ndodhej mbi jugun e Kretës, pasi një pasagjer u ndje keq, duke alarmuar ekuipazhin.
Stafi njoftoi menjëherë për nevojën për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, çka çoi në uljen e avionit në kryeqytetin grek.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, pasagjeri humbi jetën pak kohë pas uljes në tokë.