Avioni Grek arrin të shuaj zjarrin në Sazan

0

Zjarri në Sazan ka rënë prej ditësh, ndërsa dita e djeshme ka përfshirë sipërfaqe të mëdha.

Gjithashtu u raportuan shpërthime në zonë që dyshohet të jenë të municioneve të vjetra që ndodhen atje.

Shuarja e flakëve sot u bë i mundur me avionin që shteti grek e nisi për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook tha se Shqipëria ka helikopterë Couger në gatishmëri, por nuk e shihnin të nevojshëm përdorimin e tyre për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se qeveria i ka bërë kërkesë Greqisë për një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet  vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri me sasi te madhe uji, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, shkroi sot Peleshi në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu