Avokati për rastin e gjyqtares së Elbasanit: Është ulur niveli etikës dhe performancës, nuk është e vetmja

0

Kujtim Cakrani

“Rasti i nënkryetares së gjyqtares së Elbasanit, është ndoshta nga rastet më precedentë sa i përket anës morale, pasi nuk flitet për korrupsion por për video të cilat kanë dalë nëpër rrjete socaile, të cilat janë bërë me një qëllim të caktuar në ambientet e punës. Përderisa janë bërë aty, këto video janë bërë nga një person tjetër por me dëshirën e saj që duket dukshëm.

Ajo mund t’i bëjë jashtë këto veprime por unë jam kundër edhe kësaj, sepse ajo përfaëson institucionin e gjykatës, që është i dëmtuar rëndë gjatë këtyre viteve për fenomenin e korrupsionit. Gjithashtu edhe për faktin se po dalin nga vetingu gjyqtarë shumë të korruptuar.

Nëse merr përgjegjësinë për të bërë një jetë publike, duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra. Nëse do të vazhdojë për modele të kishte zgjidhte rrugën e fotomodeles. Por aty jemi në një institucion të drejtësisë të dëmtuar rëndë, ku imazhi i gjyqtarëve është përtokë.

Ajo mund të ketë justifikime nga më të ndryshme por duhet të japë dorëheqjen dhe të hapi rrugë për kryerjen e hetimeve. Sic u mor vesh dje, ILD ka nisur hetimet ndaj saj për shkelje të hetimeve.

Por unë nuk mendoj se gjyqtares ja kanë vjedhur vërtet, problemi qëndron se është ulur niveli shumë i gjyqtareve të cilat kanë të njëjtën etikë që e përdorin në sistemin e drejtësisë. Janë të një performance shumë të dobët si nga ana etike po ashtu edhe nga ana profesionale.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu