Avokati Sokol Mëngjesi 6 ditë në gjendje kome! Mjekët tentojnë t’a zgjojnë, ja çfarë tregoi skaneri

0

Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi ka të paktën një javë që është e rënduar në koma që prej momentit të dhunimit të tij.

Ditën e sotme avokatit i kryen një skenar i cili tregon një gjendje të stabilizuar. Gjithashtu mjekët kanë nisur të ulin medikamentet që e mbajnë në gjumë avokatin për t’a zgjuar nga gjumi edhe pse kjo gjë si proces do të zgjasë.

Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit.

Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu