Gramsh, 26 maj 2025 – Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim tre shtetas, G. B., 54 vjeç, dhe djemtë e tij A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, të dyshuar për plagosjen e një 26-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku të tre shtetasit kanë goditur me grushte dhe me një send të fortë metalik të riun, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Fatmirësisht, 26-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon punën për kapjen e autorëve, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për hetime të mëtejshme.