Rama: Edhe këtë herë njësoj si herën e shkuar ime më nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para TV, por duke qenë se këtë herë të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos o Zotshme dua t’u athem të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart dhe janë krenar për mua dhe Shqipërinë që ne bashkë po ndërtojmë.
Jam sot shumë krenar për Rean dhe Gregun. Jetojnë jetën larg kamerave dhe zyrave të shtetit. Uroj t’ju bëj krenar me punën time sot. Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që akoma nuk e mund dot. Linda Ramën. Mamanë e Zahos dhe Reas dhe shoqes besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore.