Babai i Meghan Markle shtrohet me urgjencë në spital, ç’i ka ndodhur

0

Por një faqe interneti amerikane e profilit të lartë ka marrë informacion nga brenda spitalit, që do të thotë se lajmi për goditjen e tij ishte gati të shpërndahej edhe nga familja.

Disa ditë para se të fluturonte për në Londër për herë të parë për jubileun Platinum të Mbretëreshës, babai i Dukeshës së Sussex, Thomas Markle, ka pësuar një goditje të rëndë në zemër. Aktualisht ai po merr trajtim mjekësor urgjent në një spital amerikan.

Por një faqe interneti amerikane e profilit të lartë ka marrë informacion nga brenda spitalit, që do të thotë se lajmi për goditjen e tij ishte gati të shpërndahej edhe nga familja.

Vajza e tjetër, Samantha Markle tha: Babai im po kurohet në spital. Kërkojmë privatësi për familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Ai ka nevojë vetëm për paqe dhe pushim. Ne jemi duke u lutur.

Mendohet se para se të shtrohej në spital, Thomas Markle kishte shqetësime me presionin e gjakut, por edhe kurimi i tij ka shkaktuar probleme mes familjes. Kjo pasi dyshohet se Thomas është lënë të vetëfinancojë trajtimin e tij mjekësor, edhe pse e bija është e martuar me princin Harry.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu