Pamje të rënda nga sherri te 9 katëshet, i riu përfundon në spital

0

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e 9 katsheve në Tiranë, ku raportohet se disa tifozë holandezë janë përfshirë në një sherr me disa banorë të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në një nga kafet kryesore buzë rrugës, në kryqëzimin e 9 katsheve, por rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Newsbomb.al siguron pamjet nga sherri, ku shihet dhe një person pa ndjenja në tokë.

Ky shtetas është pikërisht banori që është konfliktuar me tifozët holandezë dhe ka humbur ndjenjat. Në tokë shihen dhe njolla gjaku, ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar me shpejtësi në kafen ku ndodhi sherri.

Dyshimet janë se gjatë konfrontimit fizik me tifozët holandezë, qytetari është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur ndjenjat. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu