Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin qeveritar. Pasi Edi Rama i dorëzoi dy ditë më parë propozimet për shtatë ndryshime në qeveri, ku përfshiheshin emërime të reja, shkarkime dhe lëvizje në disa dikastere, kreu i Shteti vendosi që të dekretojë ministrat e rinj të cilët do të vijojnë qeverisjen në këtë mandat të katërt të kryeministrit.
Dekreti përfshin emërimin në detyrë të:
Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.





