Balla s’jep emër për Lushnjen: Jua them të martën, ka shumë kandidatë

0

Së pari, besoj e kanë bërë dhe kolegët e mi, dua të falenderoj për vëmendjen për vendimmarjen e PS. Lidhur me interesimin tuaj për kandidatin apo kandidaten për Bashkinë Lushnje, gjej rastin të informoj publikun se kemi bërë një proces të thelle konsultimi me të hapur. Dhe për shkak të problematikave të identifikuara për mbarëvajtjen e punës në bashkinë Lushnje, ku janë përfshirë fermerë, punonjës të bashkisë. Kam kërkuar që procesit t’i bëhet dhe një konsultim publik, dhe besoj të martën në mengjes do keni emrin e kandidatit. Nuk dua të hyj sot në emra. E kam kërkuar vetë. Jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në qarkun e Fierit. Ka aq shumë kandidatë, dhe për të qenë i saktë bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim dhe këtë element, konsultimin publik. E rëndësishme është që kryetari i ri i Bashksië Lushnje do të jetë person që do të ccojë përpara  investimet në bashkinë Lushnje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu