Këshillimi Kombwtar, Rama: Mbi 37 mijë persona e kanë plotësuar, politika te bravat

0

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e pyetësorit të nisur për qytetarët. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan e numri i pyetësorëve të nisur me poste ka kaluar mbi 1000 persona, ndërsa online e kanë plotësuar mbi 36 mijë të tjerë. Në postim Rama gjithashtu ka ironizuar situatën në politike, duke theksuar se aji po zhurmon nga bravat.

Postimi i Plotë:

Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/ Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu