Balla : Sot jemi në të njejtin nivel vaksinimi me Gjermaninë

0

Numri dy i PS-së, Taulant Balla ka publikuar sot shifrat sa i takon nivelit të vaksinimit në rang vendi.

Duke publikuar grafikun, ai thotë se jemi në të njejtin nivel vaksinimi me ekonominë më të fortë në botë, Gjermaninë.

Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deri më tani në vendin tonë janë kryer më shumë se 155 mijë vaksinime.

Shënimi i i Ballës

Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë.

Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu