Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hallandale Beach, SHBA, ku çifti shqiptar Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, janë gjetur të vrarë në apartamentin e tyre.
Policia dyshon se Sabrina ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Media e huaj ka publikuar një foto të trupit të pajetë ku duket ballkoni i apartamentit i mbuluar në gjak, pamje këto tronditëse për banorët dhe dëshmitarët që ndodheshin në atë ndërtesë.

Hetimet sugjerojnë se shkaku mund të ketë qenë një tradhti bashkëshortore. Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ka akuzuar bashkëshorten për krimin. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.