Balluku: Faturimet në ndërmarrjet e ujit në qarkun e Korçës janë qesharake

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një takim që ka pasur ditën e sotme me kryebashkiakët e qarkut Korçë ka folur në lidhje me performancën e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Gjatë takimit, Balluku gjithashtu ka diskutuar edhe mbi reformën që duhet të ndërmarrin në këtë sektor.

Ajo gjithashtu shtoi se janë disa sektorë, në të cilat duhet të ndërhyet dhe të dixhitalizohen. Në lidhje me ecurinë, Balluku u shpreh se ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve në bashkitë Maliq, Pustec dhe Devoll faturimet janë afrofe dhe qesharake.

“Janë disa pjesë të këtij sektori që duhet të digjitalizohen për të pasur indikatorë pozitivë sa më shpejt. Dua ta them që çdo shifër që unë lexoj dhe çdo shifër që kemi analizuar janë shifrat që ju keni deklaruar. 81.1% mbulimi i furnizimit me ujë. Korça:2.7 punonjës për 1000 kontrata. Erseka: 3.4 punonjës, mbi 1000 kontrata. Eficencë më e lartë se indikatori. Dhe po marr anën tjetër për t’u faktuar dhe treguar arsyen e këtij agregimi. Pusteci si rrjedhojë ndërmarrja e Pustecit: Ka 13.4 punonjës për 1000 kontrata. Që nuk i ka 1000 kontrata praktikisht.

Erseka është rast unik që u ofron shërbim të gjithë banorëve të deklaruar. Rasti i Korçës është rast studimor që duhet të kthehet në krahasimor me ndërmarrjet e tjera. Te të tjerat shohim faturim afrofe që me sy të lirë duket qesharak. Në Korçë për mua por besoj edhe për AKUM është një rast për t’u marrë si indikatorë krahasues. Korça nuk prodhon debi të këqija ama mbart nga e kaluara si të gjitha ndërmarrjet e tjera, debite të këqija. Asnjë nga ndërmarrjet qoftë Korça apo Pogradeci s’kanë kapacitete për të paguar kreditë e marra për investim në bashkitë tuaja”, tha Balluku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu